Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar pas justifikimit qesharak të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, i cili në lidhje me faturat e hoteleve luksoze të paguara nga Klodian Zoto, një reagim për emisionin “Të Paekspozuarit” tha se bëhet fjalë për dokumente jo-origjinale, mohonte të ketë paguar me kartën e Zotos dhe tha se mund të bëhet fjalë për gjobvënie.
Në një postim në rrjetet sociale, Doçi shkruan se Ahmetaj ka të drejtë të mbrohet, qoftë edhe duke gënyer. Ai i përgjigjet Ahmetajt se në SPAK nuk e ka kallëzuar as se ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe as se ka përdorur kartën e tij.
Doçi thotë se e ka kallëzuar në SPAK, se Klodian Zoto i ka paguar Ahmetajt akomodimin në hotelet me 5 yje të Evropës, para, gjatë dhe pasi Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët e Zotos. Gazetari sqaron se Zoto thjeshtë i ka pronotuar qëndrimin në hotel dhe ky veprim nuk e zbeh faktin penal të dyshuar.
Më tej Doçi rendit edhe 4 provat që konfirmojnë korrupsionin e Arben Ahmetajt, teksa parlajmëron edhe se do dalin prova të reja.
Reagimi i plotë:
I kapur në korrupsion bashkë me dy prokurorë që tentuan ta shpëtonin, Arben Ahmetaj ka të drejtë të mbrohet, qoftë edhe duke gënjyer apo manovruar me fjalët.
Dje tha se nuk kishte udhëtuar me Klodian Zoton dhe se nuk kishte përdorur kartën e tij me para. Në SPAK nuk e kam kallëzuar se ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe as se ka përdorur kartën e tij. Në SPAK e kam kallëzuar se Klodian Zoto i ka paguar Ahmetajt akomodimin në hotelet me 5 yje të Evropës, para, gjatë dhe pasi Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët e Zotos.
Pra, nuk ka qenë e nevojshme që Zoto të shoqëronte Ahmetajn deri tek hoteli dhe as t'i jepte në dorë për përdorim kartën e tij të kreditit.
Thjeshtë i ka pronotuar qëndrimin në hotel dhe ky veprim nuk e zbeh faktin penal të dyshuar. Ndaj, kjo formë banale mbrojtje ka gjasa ta çojë më shpejt drejt një procesi penal.
Katër janë provat që konfirmojnë korrupsionin e Ahmetajt.
1. Gjurmët e lëvizjes në sistemin TIMS që përkojnë me akomodimin në hotele me 5 yje të paguara nga Zoto.
2. Pagesat në sistem nga llogaria e Klodian Zotos për llogarinë e hoteleve.
3. Komfirmimi i stafit financiar i hoteleve për pagesat e kryera nga Zoto për akomodimin e Ahmetajt.
4. Komunikimet mes Zotos dhe Ahmetajt para udhëtimeve të ish ministrit.
Prova të reja do dalin.
Tigër mos u ngut. Gësheshtrat nuk mbajnë askënd gjatë mbi ujë.
Nëse pagesat janë sajime, do shkoj unë në burg në vendin tënd, për kallëzim të rremë dhe do ta përballoj si burrat.