Shkoi për peshkim, 40-vjeçari zhduket në det. Policia ende në kërkim të trupit

26 February 2024, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkoi për peshkim, 40-vjeçari zhduket në det. Policia ende
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka rënë nga varka e peshkimit dhe dyshohet se është mbytur dje pasdite në Porto Romano në Durrës.

Sipas policisë Aurel Ndoni ka qenë duke peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme.

40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s kanë kërkuar për gjetjen e trupit, por deri më tani nuk kanë mundur ta gjejnë.


Video