Shkodra e gjitha nën ujë, pamjet shokuese nga zonat e përmbytura (FOTO)

21 November 2022, 21:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkodra e gjitha nën ujë, pamjet shokuese nga zonat e përmbytura
Përmbytjet

Dy ditët e fundit Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të përmbytjeve nga reshjet, ku situata më kritike paraqitet në Shkodër.

Emergjenca Civilie bëri me dije pak më parë se nga kryeqendra e veriut janë rreth 318 banorëve, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre dhe evakuimi i rreth 57 krerësh bagëti.

Pamjet që na vijnë nga Shkodra përmes fotove të LSA janë vërtet shokuese. Pjesa më e madhe e qytetit duke nën ujë, me xhaminë e Plumbit mes ndërtesave të përmbytura.

Pushtetit të ujit i janë dorëzuar edhe shtëpi të qytetarëve, ndërsa në rrugicat mes shtëpive janë të mbushura me ujë dhe në disa zona uji ka shkuar mbi gju.



Video