Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dy persona janë konfliktuar fizikisht në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut.
Mësohet se shkak është bërë fërkimi i dy mjeteve që drejtoheshin nga dy vajza, të cilat për "t'u sqaruar" kanë thirrur miqtë respektiv.
"Sqarimi" ka përfunduar në përplasje fizike dhe si pasojë i riu Fatjon Dauti ka përfunduar në spital.
Incidenti ka ndodhur në periferi të Tiranës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Policia që shkoi në vendngjarje gjeti aty edhe një armë zjarri, dhe po heton për të gjetur se kujt i përket.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.