Sherr për pronat mes dy vëllezërve në Lushnjë, i vogli e qëllon me sëpatë, i madhi ja kthen me armë (Pamje nga vendngjarja)

6 Mars 2024, 08:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Dy vëllezër nga fshati Cukas i Lushnjës me mbiemër Musai janë zënë me njëri-tjetrin, ku kanë përfunduar edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

77-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 70-vjeçar, pasi ky i fundit e ka goditur me sëpatë dhe kosore.

70-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 77-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.

Mësohet se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.


“Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video