Sherr me sende të forta në Vlorë, 14-vjeçari përfundon në spital

13 June 2022, 22:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me sende të forta në Vlorë, 14-vjeçari
Foto ilustruese

Tre adoleshentë janë përleshur në qytetin e Vlorës,  mbrëmjen e së hënës. 

Si pasojë e sherrit është plagosur një 14-vjeçar, i cili ka shkruar sonte rreth orës 21:00 në spitalin e  Vlorës për të marrë ndihmë  mjekësore.

Sipas policisë dyshohet se 14-vjeçari është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Njoftimi i policisë


Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.


Video