Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, ARRSH, Bashkia Kolonjë dhe kompania e punimeve paditen në SPAK

18 February 2024, 20:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, ARRSH, Bashkia Kolonjë
Shembja e rrugës Korçë-Ersekë

Një ditë më parë është shembur pjesë e rrugës në aksin rrugor Korçë – Ersekë.

Ndërkohë, një padi është ngritur në SPAK në lidhje me shembjen e rrugës Korçë-Ersekë, ku avokati Esmerald Xhafa, ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme një padi kundër Autoritetit Rrugor Shqiptar, Bashkisë Kolonjë dhe kompanisë së kontraktuar për punimet.

Institucionet janë paditur për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, ARRSH, Bashkia Kolonjë

 

Në depozitimin që ka kryer, avokati Xhafa ka bashkëngjitur me akuzën edhe pamje filmike, ku ai pretendon se fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin, i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Punimet e këtij loti sipas kontratës kanë filluar në Qershorin e vitit 2022 dhe duhet të përfundojnë në Qershor të këtij viti.

Edhe pa përfunduar punimet loti i dytë ka qenë i aksesueshëm për drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks jo vetëm në drejtim të Ersekës dhe Leskovikut, por edhe ata të cilët e kanë përdorur këtë rrugë nacionale për të udhëtuar drejt jugut.


Video