Nuk ndalet dhuna në familje, tre burra arrestohen në Durrës në 24 orët e fundit, "ngritën dorë" mbi gratë

18 February 2024, 12:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk ndalet dhuna në familje, tre burra arrestohen në Durrës
Foto ilustruese

Fenomeni i dhunës në familje, ku shënjestra e burrave mbetet bashkëshortja e tyre pavarësisht forcimit të ligjeve për të parandaluar diçka të tillë, duket se ka ngritur krye në Durrës.

Në 24 orët e fundit tre bashkëshortë dhunues janë vënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar, pasi kanë treguar forcën duke “ngritur dorën” mbi partneret e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. U arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. U arrestua në flagrancë shtetasi F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij."


Video