Ky është, Xhevahir Kolaveri, 47 vjeçari që u plagos me armë në këmbë nga fqinji i tij Amarildo Kamberi këtë pasdite në Tiranë.
Ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe nga sa vërehet në fotot e mëposhtme ai ka plagë dhe në kokë.

Si ndodhi ngjarja:
Konflikti mes fqinjëve ka nisur pas vendosjes së disa pengesave, në rrugë për të mos lejuar kalimin e mjeteve.
Grindja ka nisur fillimisht verbalisht dhe më pas ka përfunduar në përleshje mes dy fqinjëve ku njëri prej tyre, Amarildo Kuci, ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 47 vjecarit i cili fatmiresisht është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.