SHBA mbyll kufirin jugor dhe pezullon aplikimet për azil pas rritjes së numrit të emigrantëve ilegalë

4 June 2024, 19:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA mbyll kufirin jugor dhe pezullon aplikimet për azil pas rritjes
Emigrantë ilegalë duke tetuar kalimin e kufirit për në SHBA

Teksa është përballur me presionin politik në rritje mbi fluksin e emigrantëve në kufirin jugor të SHBA-së, presidenti Joe Biden nënshkroi të martën një urdhër ekzekutiv që do të mbyllë përkohësisht kërkesat për azil në SHBA.

Vendimi vjen pasi numri mesatar emigrantëve ilegalë ka arritur në 2500 në ditë, sipas një zyrtari të lartë në administratë, i cituar nga mediat amerikane.

Mbyllja do të hyjë në fuqi menjëherë pasi limiti tashmë është përmbushur, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Kufiri do të rihapet vetëm pasi ky numër të bjerë në 1500. Urdhri i presidentit aplikohet në bazë të neneve 212(f) dhe 215(a) të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë, që pezullon hyrjen e joshtetasve që kalojnë kufirin jugor në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë të martën në një telefonatë me gazetarët se “individët që kalojnë kufirin jugor në mënyrë të paligjshme ose pa autorizim në përgjithësi nuk do të kenë të drejtë për azil, në mungesë të rrethanave jashtëzakonisht imponuese, përveç nëse pranohen nga proklamimi”.


Video