Sulmohet fizikisht një punonjës i burgut "Idrizovë", dyshimet e para

3 June 2024, 20:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmohet fizikisht një punonjës i burgut "Idrizovë",
Burgu i Shkupit

Një punonjës i burgut “Idrizovë” në Maqedoninë e Veriut ka raportuar në polici se është sulmuar nga kolegu i tij.

Sipas informacioneve sot në mëngjes në orën 01:55, shtetasi me inicialet A.R (26) nga fshati Studeniçan, Shkup, punonjës në burgun e Idrizovës, ka raportuar se me datë 02.06.2024 rreth orës 19:30 është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij në vendin e punës, shtetasi H.H. nga Shkupi.

Policia thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

 


Video