Kurti darkon me Orhan Pamuk: Interes për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin!

4 June 2024, 11:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kurti darkon me Orhan Pamuk: Interes për Kosovën, shqiptarët dhe
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar për darkë mbrëmjen e djeshme nga shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk.

Pa fshehur emocionet, lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë së Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tij, temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë, ndërsa fituesi i çmimit Nobel për Letërsi ka shfaqur interes për Kosovën, shqiptarët dhe Ballkanin.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti.


Video