Shantazhoi një zyrtar duke i kërkuar 5 mijë euro, arrestohet drejtuesi i një portali

12 Shkurt 2026, 17:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia këtë të enjte, i akuzuar se ka shantazhuar një punonjës të administratës publike, për t’i marrë para.

37-vjeçari Elio Laze, drejtues i një portali, i kishte kërkuar punonjësit të administratës shumën prej 5000 euro, që t’i fshinte disa shkrime që kishte postuar për të. Ka qenë pikërisht ky person që ka e ka denoncuar në polici 37-vjeçarin, duke çuar në arrestimin e tij. Ai u kap në zyrën e subjektit që drejtonte në Tiranë, menjëherë pasi mori 5000 euro nga punonjësi i administratës.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.


Video