Sulmuan me armë policët në Morinë, dënime rekord për 7 trafikantët

12 Shkurt 2026, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka marrë vendimin dhe ka dënuar 7 trafikanët të cilët në vitin 2023 sulmuan me armë policët kufitarë në Morinë.

Behet fjalë për pesë shtetas siriane dhe dy algjerianëve të akuzuar për organizim të trafikut të emigrantëve nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë, ndaj të cilëve hapën zjarr kur ishin në aksion, ngjarje e ndodhur më 25 maj të vitit 2023, në piken kufitare ‘Morinë’, Kukës.  

Dënimet

Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma – dënohet me 35 vjet burgim

Ayoub Bahhoo – dënohet me 35 vjet burgim.

Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan – dënohet me 35 vjet burgim

Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi – dënohet me 8 vjet burgim.

Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman – dënohet me 35 vjet burgim

Muhammed Nasir alias Nouh Graie – dënohet me 12 vjet burgim.

Nagid Alabdalah alias Abu Gira – dënohet me 8 vjet burgim


Video