EMRI/ Mbetjet e rrezikshme, arrestohet inspektori i Portit!

12 Shkurt 2026, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inspektor i Autoritetit Portual Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Durrësit i kishte caktuar Xhulio Golgotas masën e sigurisë ‘arrest me burg’, lidhur me mbetjet e rrezikshme të Kurum, ku u caktuan 33 masa sigurie.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.


Video