Rrymat e ngrohta afrikane “mbërthejnë” Shqipërinë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

16 October 2022, 17:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrymat e ngrohta afrikane “mbërthejnë”
Foto ilustruese

Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë motin në Mesdhe.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo do të bëjë që edhe në territorin tonë do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare. Karakteristike do të jetë ndryshimi i temperaturave gjatë ditës. Mëngjeset dhe mbrëmjet parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen temperatura si në figurë.

Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Të enjten përkohësisht e vrullshme në brigjet detare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Rrymat e ngrohta afrikane “mbërthejnë”


Video