Rikthehen vdekjet nga Covid, mbi 1 mijë të infektuar në 24 orë

23 July 2022, 18:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rikthehen vdekjet nga Covid, mbi 1 mijë të infektuar në 24

Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në vendin tonë vijojnë që të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 2730 testime të kryera, 1195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas ministrisë në 24 orët e fundit, ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Berati 71 vjeçe, një qytetar nga Tirana 96 vjeç. Ndërkohë janë 9,690 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Sakaq anë shëruar 1195 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 290,710 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (23 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1158

Të shëruar në 24 orë      1195

Të shtruar në spitale          30

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                  2730

Testime totale               1,900,445

Raste pozitive                  303,925

Raste të shëruara              290,710

Raste Aktive                        9,690

Humbje jete                         3,525

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,548

Durrës            787

Fier                685

Vlorë              523

Berat              426

Elbasan           412

Shkodër          371

Lezhë             319

Korçë             256

Gjirokastër      153

Dibër              148

Kukës             62


Video