Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 54-vjeçar në Durrës është procedura penalisht për zënien e plazheve publike.
54-vjeçari Llazar Mazniku kishte zënë hapësirën publike në plazhin në lagjen 13-të. Atij iu sekuestruan 20 komplete me çadra dhe shezlongë.
Policia thotë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në kuadër të plan-operacionit "Bregdeti i lirë", kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme, që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.