Surpriza e hidhur që u prishi planet atentatorëve, çdo gjë po shkonte sipas planit deri në momentin....

23 July 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Surpriza e hidhur që u prishi planet atentatorëve, çdo gjë

Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Ibrahimi.

Atentatorëve kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.

Sapo makina e shënjestrave iu afrua për të hyrë në rrugën e pallatit, dolën dy atentatorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës.

Por pikërisht këtu duket se çaloi dhe plani i tyre, pasi mesa duket ata nuk ishin në dijeni të faktit që Ibrahimi që duket se ka qenë dhe shënjestra e atentatit lëvizte me makinë të blinduar.

Kur panë se makina nuk po shpohej nga plumbat, ata i janë afruar xhamit dhe kanë përfunduar sulmin.

Kjo duket se ka shpëtuar nga vdekja edhe Ylli Ibrahimin, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Më pas ata janë larguar me automjetin tip Audi.

 


Video