Atentatorët e Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit, mund të jenë treguar shumë të kujdeshëm për të mos lënë shenja, por duket se kanë gabuar diku.
Siç duket në foto, në hyrje të pallatit ku shënjestrat banonin ngjitur me njëri-tjetrin ka kamera sigurie. Kamerat e sigurisë janë ende me shenjë të kuqe, gjë që do të thotë se kanë filmuar gjithçka që ka ndodhur. Ndërsa atentatorët, nuk kanë qenë aq të kujdesshëm sa për të verifikuar me detaje vendin se ku do të qëllonin.
Plumbat i morën jetën Klisman Preçit mbrëmjen e sotme në Milot. 27-vjeçarit i ishte bërë atentat edhe më parë. Klisman Preçi ka qenë pasagjer në makinën e kushëririt të tij Blerim Preçi, kur është qëlluar me breshëri plumbash. Fatmirësisht pak muaj më parë ai i shpëtoi plumbave, ndërsa sot nuk mundi. Preçi po takonte Ylli Brahimin, i cili, gjithashtu ka marrë disa plumba, por është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.