Makina e blinduar që lëvizte Brahimi ishte e Vis Martinajt?

23 July 2022, 13:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina e blinduar që lëvizte Brahimi ishte e Vis Martinajt?
Ervis Martinaj

Klinsman Preçi ishte viktima e radhës e atentateve që po marrin jetë njerëzish në aksin Fushë Krujë-Laç-Lezhë.

Bashkë me të ishte dhe Ylli Brahimi, por ky i fundit mundi t’i shpëtojë atentatit duke qenë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autorët e dinin se objektivi i atentatit që ishte Ylli Ibrahimi lëvizte me makinë të blinduar prandaj edhe nuk tentuan t’i qëllonin në levizje, por priten që ata të dalin nga makina. Pas kësaj derdhën më shumë se 100 plumba në drejtim të tyre. 

Brahimit i është bërë edhe në fillim të këtij viti atentat, por shpëtoi. Ai njihet si njeri i afërt i Vis Martinajt, grupi i të cilit është nën shënjestër gjatë kohëve të fundit duke lënë disa të vdekur në atentate në Tiranë, Fushë Krujë dhe sëfundmi në Milot.

Sipas mediave makina në fjalë, një Toyota Land Cruiser i blinduar, me të cilin lëviznin mbrëmë Brahimi dhe Preçi përdorej edhe nga vetë Vis Martinaj. Burime bëjnë me dije se e njëjta makinë është parë edhe në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë, i cili mbeti viktimë e atentatit me tre të vdekur në Fushë Krujë, bashkë me Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën. 


Video