‘Rama e kërkon Martinajn të vdekur’, Prençi: Palë kundërshtare me të, ka ministra të emëruar nga grupet kriminale

24 September 2022, 14:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Rama e kërkon Martinajn të vdekur’, Prençi:

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi u shpreh në një intervistë për Euronews se deklarata e kryeministrit Edi Rama për Ervis Martinajn, tregon se ky i fundit fillimisht e kërkon të vdekur.

Në analizën që bëri, Prençi tha se deklarata e Ramës të krijon përshtyjen që kreu i qeverisë është palë kundërshtare me Ervis Marinajn.

“Në qeverinë shqiptare ka ministra të emëruar nga grupet kriminale në Shqipëri dhe ata kanë shumë forcë në qeverinë shqiptare. Po ta shikoni në sinkron, prononcimin e Ramës për rastin e Ervis Martinajt, do të shikoni një diskordancë midis qëndrimit të kryeministrit në raport me Martinajn, ai thotë: Ose gjejeni të vdekur dhe thoni popullit të vërtetën ose gjejeni të gjallë dhe çojeni para drejtësisë. Pra fillimisht e kërkon të vdekur dhe të krijon përshtypjen sikur kryeministri është palë kundërshtare me Ervis Martinajn”, u shpreh Prençi.

 


Video