Qëllohet me armë zjarri në drejtim të Policisë në Malësinë e Madhe

21 August 2024, 12:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëllohet me armë zjarri në drejtim të Policisë në
Foto ilustruese

Një kultivues kanabisi ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve në Malësi të Madhe.

Policët ishin në krye të detyrës dhe kishin ndërmarrë një operacion për goditjen e një parcele drogë në Repisht, kur një kultivues ka qëlluar në drejtim të tyre.

Fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar, ndërkohë që kultivuesi ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes.

FNSH, RENEA dhe forca të tjera të Policisë Shkodër kanë rrethuar zonën dhe janë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.


Video