Tronditet Vlora, qëllohet me armë zjarri ndaj dy efektivëve të Policisë (EMRI)

2 September 2022, 20:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
Tronditet Vlora, qëllohet me armë zjarri ndaj dy efektivëve
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.  Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri mbi makinën ku po udhëtonin dy efektivë policie.

"Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit Anxhelo Breshani, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë" thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”. Nga të shtënat e armës nuk ka patur persona të lënduar. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Video