Publikohet VIDEO / Sherri masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në "Camp Nou", me dërrasa dhe çekiçë

11 October 2024, 19:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet VIDEO / Sherri masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në
Sherri mes punëtorëve në Camp Nou

Është publikuar video e një përplasjeje fizike mes punëtorëve shqiptarë dhe atyre rumunë në impiantin e stadiumit "Camp Nou" të Barcelonës.

Dhjetra shqiptarë dhe rumunë janë punësuar për të kryer punimet në stadiumin ikonik që po rinovohet plotësisht.

Gazetarja e "SER Catalyna", Anna Punsi ishte e para që dha lajmin, duke thënë se ishin përdorur edhe armë të ftohta.

Nga pamjet duket se sherri ka nisur teksa punëtorët ndodheshin në një kolonë betoni, dhe ka vijuar edhe poshtë, duke bërë që të përfshihen edhe persona të tjerë.




Video