Prej disa ditësh rezultonte i humbur, 50-vjeçari gjendet i vdekur me damarë të prerë

14 November 2022, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prej disa ditësh rezultonte i humbur, 50-vjeçari gjendet i vdekur me
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës. Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, teksa të afërmit e tij kishin disa ditë që kishin humbur kontaktet me të.

Pas denoncimit të një të afërmi të tij, Policia dhe zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e banesës duke e gjetur 50-vjeçarin iniciale A. K. me damarë të prerë. Ai dyshohet se ka vrarë veten, pasi pranë tij është gjetur edhe thika.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.


Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K.,  kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake  dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video