Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, vd*s tragjikisht 38-vjeçari në Mamurras!

9 July 2025, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, vd*s tragjikisht

Një person ka humbur jetë tragjikisht gjatë orarit të punës mesditën e kësaj të enjte, rreth orës 12:00 në një gurore në Mamumarras.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi P. P., 38 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.

Sipas Policisë, dyshohet se 38-vjeçari, duke riparuar një mjet pune, aksidentalisht është plagosur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Kurbinit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Policia po vijon me hetimet për të përcaktuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të identifikuar përgjegjësit.


Video