Po korrte barin, makineria zë poshtë dhe vret shqiptarin në Itali

4 October 2023, 20:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po korrte barin, makineria zë poshtë dhe vret shqiptarin në Itali
Foto ilustruese

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pasi është zënë poshtë nga makineria e korrjes së barit.

Shqiptari 66-vjeçar ishte duke punuar në një tokë bujqësore në Bolsena të Trevit, kur ndodhi incidenti.

Mediat italiane shkruajnë se për nxjerrjen e trupit të pajetë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të shpëtojnë një person të dytë që kishte mbetur i bllokuar.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimin për rindërtimin e skenës së aksidentit.


Video