Pamje trishtuese: Pylli Pishporo-Darzezë i shkrumbuar nga zjarret masive disa ditore

4 October 2023, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje trishtuese: Pylli Pishporo-Darzezë i shkrumbuar nga zjarret masive
Masivi pyjor i shkrumbuar nga flakët

Në pamjet që shikoni është ajo çfarë ka mbetur nga masivi pyjor i Pishporos dhe Darzezës.

Për gati 9 ditë flakët dolën jashtë kontrollit duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra pyjore në këtë zonë.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë thuajse e pamundur për shumë arsye, siç është terreni i vështirë por edhe mungesa e pajisjeve. Në luftë me flakët, ata janë parë për ditë të tëra me degët e pishave në duar.

Po ashtu, raportohet se asnjë prej helikopterëve që disponojnë Forcat e Armatosura nuk janë ngritur në ajër, pasi ndodhen në remont.

Në ndihmë vendit tonë i ka ardhur Greqia që ka dërguar dy avionë “Canadair” përmes mekanizmit të emergjencave të Bashkimit Europian.

Pamje trishtuese: Pylli Pishporo-Darzezë i shkrumbuar nga zjarret masive
Masivi pyjor i shkrumbuar nga flakët

Video