Arrestohet mjeku ligjor, i mori 100 euro një qytetari për një shërbim

4 October 2023, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet mjeku ligjor, i mori 100 euro një qytetari për një
Foto ilustruese

Një mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit është vënë në pranga pasi i mori 100 euro një qytetari për të kryer një shërbim.

Mjeku mori shumën e parave për të kryer një akt ekspertimi. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit në polici nga qytetari 55-vjeçar.

Në këmbim të shërbimit për një çështje të tij, mjeku ligjor kërkoi paratë, në kundërshtim me ligjin.

63-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori qytetarit në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.


Video