"Pluhuri i bardhë" në portin historik europian, ku miliardat e kokainës “po rrezikojnë themelet e shoqërisë”

1 February 2022, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pluhuri i bardhë" në portin historik europian, ku miliardat
Porti i Belgjikës, Antverp

Vrasja e Bledar Muçës  i cili u godit me pistoletë teksa po kthehej në apartamentin e tij në Antverp të Belgjikës, për autoritet policore është maja e një lufte të përgjakshme bandash për kontrollin e trafikut të kokainës që vjen nga Amerika e Jugut.

Ekzekutimi i Bledar Muçës ishte episodi i fundit i një historie komplekse ku trafiku i drogës ndërthuret me korrupsionin e autoriteteve belge. Qindra kontejnerë mbërrijnë në Antverp, pjesë e tyre edhe nga Amerika e Jugut. Shpesh herë bëhet fjalë për produkte si minerale, kafe dhe fruta, që mundësojnë fshehjen e sasive të mëdha të “pluhurit të bardhë”.

Problemi më i madh për narkotrafikantët është dalja e sasisë së drogës nga porti. Zgjidhja e bandave është ajo e brendshme, mbyllja e syve dhe në disa raste edhe bashkëpunimi aktiv i personalet të portit.  

Punonjëse të zyrave të taksave ose të spitaleve, por edhe inspektorë policie, furnizonin bandat me databaza të stafit që punon në port, që i shërbenin bandave për të piketuar ato me rrogë më të ulët dhe probleme familjare më të dukshme, që mund të ishin më të tundueshëm.

Shpesh herë këtyre personave i ofroheshin shuma parash, por disa herë janë kërcënuar ata dhe familjarët e tyre, në rast refuzimi për bashkëpunimin kriminal, i përllogaritur në miliarda euro. Kur vitin e kaluar u zbuluan në portin belg 90 tonelata kokainë me vlerë 13 miliardë euro, përllogaritjet flisnin se ajo sasi e padëgjuar më parë mund të ishte vetëm 10% i trafikut të lëndës narkotike në atë port. 

 


Video