Plotësimi i vendeve vakante të SPAK, ambasada e SHBA-së: Po ndjekim vlerësimet e KLP për kandidatët!

7 December 2023, 09:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plotësimi i vendeve vakante të SPAK, ambasada e SHBA-së: Po

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për plotësimin e vendeve vakante në SPAK.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se po ndjek nga afër procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e tre vendeve vakante.

Mes të tjerash SHBA konfirmon se mbështet Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit.

Reagimi i ambasadës së SHBA:

“Ambasada e SHBA po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kandidatët për prokurorë që aplikojnë për tre vendet vakante të fundit në SPAK.

Shtetet e Bashkuara presin që ky proces vendimtar të rezultojë në përzgjedhjen e atyre prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbështet shtetin e së drejtës. SPAK mbetet një pjesë kritike e kësaj përpjekjeje”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë në një postim në X.


Video