AMA gjobit TIBO për pirateri, pritet heqja e licencës

6 Dhjetor 2023, 19:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Administratori i TIBO, Adnand Mahmuti / Gjoba e AMA ndaj TIBO

Platforma TIBO është gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, për shkak të piraterisë së ndeshjeve të futbollit në plot 7 raste.

Pas një hetimi të thelluar nga AMA lidhur me piraterinë e shoqërisë “TIBO”, ka rezultuar se kjo platformë, në mënyrë të përsëritur nga data 21 në 22 tetor ka transmetuar eventet sportive nga “Lega Serie A”, ndonëse nuk ka qenë e autorizuar nga “Tring” që mban të drejtat ekskluzive të transmetimit dhe distribuimit të këtin eventi në të gjithë territorin shqiptar.

Ndonëse ligji nr. 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë", thotë qartë se OSHMA-të duhet të transmetojnë programet, përfshirë veprat kinematografike, në përputhje me kushtet dhe afatet për të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me mbajtësit e të drejtave të këtyre veprave, kjo është shpërfillur nga TIBO, duke transmetuar eventet në shkelje.

AMA gjobit TIBO për pirateri, pritet heqja e licencës
Rastet e piraterisë nga TIBO

Kjo nuk është hera e parë që TIBO kryen pirateri, pasi siç kanë treguar edhe investigimet e mëparshme, kampionatet elitare të Europës, ndeshjet e Premier League, Bundesligës, Kampionatit Francez, Kupes së Italisë, janë piratuar prej kësaj platforme.

TIBO është gjobitur 4 herë për pirateri e megjithatë në shpërfillje të plotë të ligjit ka vijuar me piratimin e kanaleve televizive të Platformës Digitalb, piratimin e Televizionit Kombëtar TOP Channel, Top Neës e të tjera, si dhe piratimin e eventeve sportive të blera ekskluzivisht nga shoqëria Digitalb.

Ligji me numër 97 i vitit 2013 për Median Audiovizive në Republikën e Shqipërise, këtij operatori duhej ti ishte hequr licenca prej kohësh për këtë shkelje të përsëritur dhe të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore prej më shumë se 6 muajsh.

Ligji përcakton qartë se në rastin kur një operator shërbimi mediatik gjobitet tre herë nga AMA, liçensa e itj duhet të reduktohet, ndërsa nëse shkeljet vazhdojnë mund t’i hiqet tërësisht licenca deri në konfiskimin e paisjeve.

TIBO sipas ligjit duhet ti hiqet plotësish liçensa deri në sekuetrimin e paisjeve që mbart ky operator.

VENDIMI I PLOTË I AMA PËR GJOBITJEN E TIBO PËR PIRATERI:

Video