U kap për të dytën herë në “shtëpi bari”, dënohet shqiptari në Britani (EMRI)

6 Dhjetor 2023, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqiptari i dënuar në Norfolk

Një shqiptar në Britani është dënuar sërish me burg pasi u kap për të dytën herë në një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

37-vjeçari Rexhep Jemini kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu kur u kap në një banesë duke kultivuar kanabis.

Ai mbërriti në Norfolk ilegalisht në vitin 2021 dhe nisi menjëherë punë si kopshtar në “shtëpi bari”.

Gjykatësja tha se Jemini kishte treguar një shpërfillje të madhe të ligjit, duke përsëritur krimin, teksa e dënoi atë me 18 muaj burg, por mori parasysh faktin se shqiptari pranoi fajin para autoriteteve.

Video