PLAS mes stomatologëve të Shqipërisë: Na kanë zaptuar me forcë zyrat!

2 Tetor 2024, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka reaguar me anë të një njoftimi se nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e "Urdhrit".

Sipas tyre janë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me anëtarët e këtij urdhri, por pritet të ketë një reagim tjetër.

Njoftimi i policisë:

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë njofton se nga data 02.10.2024 – 08.10.2024 nuk do të ofrohet asnjë shërbim për anëtarët e Urdhrit.

Persona të paautorizuar, kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat e USSH në datën 01.10.2024.
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka marrë të gjitha masat dhe i ka denoncuar këto veprimet antiligjore në organet kompetente, të cilat kanë filluar procedurat përkatëse.

Ju lutemi të mos dorëzoni dokumenta pranë zyrave qendrore të Urdhrit në periudhën kohore të sipërpërmendur, pasi nuk po adresohen tek personat përgjegjës.

Ju falënderojmë për mirkuptimin!

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë

Video