Aleanca e re, Agron Duka i zë vendin Jurgis Çyrbjas
11 Tetor, 20:46Fokus
Një megaoperacion është zhvilluar në Tarragona dhe Barcelonë nga Garda Civile, e cila ka çmontuar një grup kriminal shqiptar që merrej me prodhimin e lëndëve narkotike.
Në lidhje me këtë operacion janë arrestuar 13 persona, ku sipas mediave të huaja, shumica janë shqiptarë.
Ata përdorën një material të sofistikuar që lejonte një prodhim shumë të lartë dhe cilësor të lëndës narkotike.
Si rezultat i operacionit janë sekuestruar 2 ton marihuanë me një fitim deri në 10 milionë euro.
Raportohet se grupi kriminel rekrutonte pënëtë nga Shqipëria, të cilët qëndronin të mbyllur për muaj të tërë, teksa ruanin “shtëpitë e barit”.