Plagosje me thikë në Durrës, shpallet në kërkim autori

3 Dhjetor 2025, 18:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një 41-vjeçar ka përfunduar në spital në Durrës, pasi është qëlluar me thikë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në fshatin Qerret.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë Durrës:

U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video