Përfundon kursi i 14-të, 400 specialistë të Policisë së Shtetit trajnohen nga SHBA përmes programit për Hetimin Penal

3 Dhjetor 2025, 16:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tridhjetë e gjashtë specialistë të krimit nga Policia e Shtetit kanë përfunduar trajnimin e ofruar nga SHBA, për hetimin penal, duke e çuar numrin total të punonjësve të trajnuar në 400.

Ata janë pjesë e një Programi Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnim në Hetimin Penal i SHBA-së e në partneritet me Akademinë e Sigurisë.

Njoftimi i Ambasadës Amrikane në Tiranë:

Tridhjetë e gjashtë specialistë të krimit nga Policia e Shtetit Shqiptar kanë përfunduar Kursin e 14-të Bazë për Hetimin e Krimit – duke e çuar numrin e oficerëve të policisë shqiptare që kanë marrë këtë trajnim të specializuar në 400! Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnim në Hetimin Penal i SHBA-së e ofroi trajnimin në partneritet me Akademinë e Sigurisë, duke forcuar aftësitë e policisë së Shqipërisë për të mbajtur popullin tonë të sigurt nga kërcënimet e dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.


Video