Plagoset me armë zjarri i riu në Shkodër

23 December 2024, 22:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagoset me armë zjarri i riu në Shkodër
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Shkodër.

Policia thotë se ka identifikuar edhe autorin, i cili dyshohet se është një 22-vjeçar.

Pas ngjarjes, ai është arratisur dhe policia thotë se vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

“Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

Mësohet se i lënduari nga kjo ngjarje, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë rrethanat e plagosjes mbeten ende mister. Policia ka nisur hetimet për t’i zbuluar shkaqet e plota të ngjarjes.


Video