Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se është arrestuar në Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, si pjesë e grupit kriminal të kontrabandës së ilaçeve dhe falsifikimit të recetave.
Ai ka publikuar edhe dokumentat që verifikon arrestimin e djalit të ministrit të Brendshëm, teksa Berisha shkruan se Endi Çuçi punonte dhe në KLGJ. Ndër të tjera, Berisha shprehet se po bëhen ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij.
Endi Çuçi është djali i Bledi Çuçi nga martesa e tij e parë me Zhaklina Peton. Vlen të theksohet fakti se nën hetim për këtë çështje është dhe njerku i Endi Çuçit, mjeku Aurel Vula, bashkëshorti i Zhaklina Petos.
Kujtojmë se gjatë aksionit të përbashkët mes SPAK-ut dhe Drejtorisë së Antimafias së Milanos u vunë në pranga 9 persona dhe nën hetim 82 të tjerë. Ata akuzohen për mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike.
Nga hetimet rezultoi se mjekët e korruptuar në bashkëpunim me grupin kriminal lëshonin çertifikata të rreme mjekësore për shtetasit shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.
Gjatë aksionit u sekuestruan dhe mbi 500 mijë euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 mijë euro.
Postimi:
SUPERSKANDAL!
Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor.
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.
Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.
Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.
Me poshte dokumentat:
1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
2. Lajmet ne mediat italiane.
Pergjimet ne dosjen e Gjykates.





