Favorizuan kultivimin e kanabisit, arrestohen shefi i policisë dhe 3 efektivë në Velipojë

17 June 2022, 16:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Favorizuan kultivimin e kanabisit, arrestohen shefi i policisë dhe 3
Foto ilustruese kanabisi

Katër efektivë policie me detyrë në Stacionin e Policisë Velipojë janë arrestuar këtë të premte, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Më konkretisht në pranga janë vënë:

- N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
- N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;
- Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;
- Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Efektivët e mësipërm dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen.

Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Video