Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari në Tiranë

5 Qershor 2024, 16:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kompjuterat e sekuestruar nga policia

 

 

Një 32-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se kishte përshtatur lokalin për vendosjen e basteve në internet.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në rrugën “Him Kolli”, në administrim nga 32-vjeçari, u gjetën dhe sekuestruan 2 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbejnë për ushtrimin e llotarive të palejuara, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video