Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Alma Demiraj.
Braho e mbante këtë detyrë prej nëntorit të 2021, kur zëvendësoi Albert Nikollën.
Braho ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ndërsa më herët ajo mbante postin e zv.kryetares së këshillit bashkiak të Tiranës.
Braho ka mbajtur dhe detyrën e drejtores së përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.