VIDEO/ Ilir Meta ka një mesazh të veçantë për Bes Kallakun: Je krye-VIP i 'Majës së Çikës'!

5 Qershor 2024, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bes Kallaku/ Ilir Meta

Përveç miqësisë prej vitesh, presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe aktori i njohur Bes Kallaku ndajnë edhe një pasion të përbashkët, 'hiking'.

Meta ka publikuar një video ku shihet me Besin, të cilët kanë, udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë ku janë ngjitur në majën e Çikës.

Faleminderit Besi se më kishe thënë që Maja e Çikës është më e bukura në botë, por të siguroj që me ty është akoma më e bukur.

Por t’i nuk je më vetëm Kryeplaku i Fermës VIP, por je krye-VIPi i Majës së Çikës, sepse nuk ke fjetur asnjë sekond, por ke ardhur direkt nga Prime në Malin e Çikës“, shprehet Meta.


Video