EMRI / Prangoset 34-vjeçarja në Rrëshen, trafikoi dy automjete të vjedhura në Kosovë

5 Qershor 2024, 15:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makinat e trafikuara

Një 34-vjeçare është vënë në prangat e Policisë në Rrëshen, pasi rezulton se ka trafikuar dy automjete të vjedhura në Kosovë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen Alketa Pjetri, e cila ka sjellë në Shqipëri një automjet tip “BMË” dhe një “Volksëagen” me targa të Kosovës.

Automjetet ishin çuar në një servis në Rrëshen, mesa duket për t’ë fshehur numrat e identifikimit të tyre. Ekzistojnë dyshimet se makinat mund të përdoreshin në ngjarje kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit finalizoi në Rrëshen operacionin e koduar “Suspicion”, në kuadër të megaoperacionit Sundimi i Ligjit.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura në Kosovë, që dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu policia ka arrestuar 34-vjeçaren, Alketa Pjetri, që dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare.

Po kështu është proceduar penalisht administratori i servisit në Rubik, ku u gjetën këto 2 automjete.

“Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura, për t’i përdorur për qëllime kriminale.


Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMW” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë.


Video