Përplasen dy makina në rrugën Lin–Pogradec, aksi rrugor në Udënisht po bëhet problematik

25 February 2023, 19:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasen dy makina në rrugën Lin–Pogradec, aksi rrugor
Përplasen dy makina në rrugën Lin–Pogradec

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin Lin-Pogradec pranë fshatit Udënisht.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe të lënduar lehtë.

Sipas policisë, dyshimet e para janë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe pranisë së lagështirës. Në zonë nuk janë parë shenja frenimi ç’ka ngre dyshimet e forta për policinë se mjeti tip Audi, lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka përplasur mjetin tip Ford.

Si pasojë e aksidentit, personat që udhëtonin me mjetin Ford u dërguan në spital për kontroll por nuk kishin asnjë rrezik për jetën.

Në kohë me shi ky aks rrugor ka numër të lartë aksidentesh pasi drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi të lartë duke shkelur rregullat. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë mbi aksidentin. 


Video