Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Efektivët e Komisariatit Numër 1 kanë shoqëruar ditën e sotme Rodin Barci shoferin e kazinosë, ku ishte punësuar vajza keniane, Joy Ayoko e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë.
Gjatë dëshmisë së tij Barci i ka qëndruar dëshmisë së tij të mëparshme. Ai ka deklaruar se ka qenë i lidhur me 22-vjeçaren nga Kenia, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, pra gushtin e vitit 2022, ata kanë qenë të ndarë dhe nuk kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin dhe se s’ka pasur dijeni.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por janë marrë në pyetje vetëm persona të cilët kanë pasur kontaktet e fundit me të.