Merr flakë në ecje furgoni në Tiranë/ Policia në vend, informacionet e para (Video)

25 February 2023, 08:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Merr flakë në ecje furgoni në Tiranë/ Policia në vend,

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, pranë TEG.

Mësohet se mjeti tip furgon “Benz” me targa AB 759 BB ka qenë duke lëvizur te rruga e TEG kur është përfshirë nga flakët.

Fillimisht ka pasur shtëllunga tymi dhe shoferi ka arritur të dalë nga mjeti, më pas kanë shpërthyer flakët. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa janë njoftuar dhe forcat zjarrfikëse.

Video e marrë nga BW:

 


Video