Policia shton kontrollet në fundjavë në akset nacionale dhe qendra urbane

24 February 2023, 22:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia shton kontrollet në fundjavë në akset nacionale dhe
Policia Rrugore

Policia Rrugore ka shtuar kontrollet gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në akset rrugore nacionale dhe në qendrat e mëdha urbane, fluksi i lëvizjeve është më i madh dhe nisur nga kjo janë shtuar kontrollet e monitorimet nga ana e Policisë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve, motomjeteve, çiklistëve dhe këmbësorëve, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit/Udhëtoni me jetën në mendje!

Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Makinat inteligjente dhe radarët automatikë, monitorim 24/7 qarkullimit rrugor, në të gjithë territorin e vendit.

Duke marrë parasysh se fluksi i lëvizjeve është më i lartë në fundjavë, kryesisht në akset rrugore nacionale dhe në qendrat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e konstatuara nga mjetet inteligjente, Policia e Shtetit do të intensifikojë masat gjatë fundjavës. Në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike, alkooltestues dhe mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, çiklistët dhe këmbësorët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.


Video