Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrestohet në sallën e gjyqit një prej dëshmitarëve, çfarë e "fundosi" (EMRI)

24 February 2023, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrestohet në sallën e gjyqit një prej
Pjerin Xhuvani

Policia ka arrestuar një prej dëshmitarëve, për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani në Elbasan para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021.

Në pranga është vënë shtetasi Miles Kurti, i cili u arrestua menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit, ku dëshmoi mbi ngjarjen dhe autorin Arbër Paplekaj. Shkak i arrestimit kanë qenë dëshmitë kontradiktore që ka dhënë para gjykatësit dhe prokurorit.

Në deklaratën e tij e parë dëshmitari Miles Kurti dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën e dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.

Në 21 prill të vitit 2021 në Elbasan, një konflikt mes dy grupimeve mbështetëse të PD e PS, degradoi në përdorimin e armëve. I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani mbështetës i PS ndërsa u vetëdorëzua për krimin Arbër Paplekaj truprojë e drejtuesit politik të PD në Elbasan në atë kohë Gazment Bardhi.


Video